Showing posts with label cccam. Show all posts
Showing posts with label cccam. Show all posts

Tuesday, 4 December 2012


Vous êtes à la recherche d'un serveur CCcam/ Newcamd ...  ? 


Nous sommes fiers de vous présenter Notre serveur qui ouvre toutes les chaines du monde

Serveurs payants CCcam Newcamd MGcamd Active Code chez magreb-sat.com

Serveur CCcam vous propose un serveur cccam plus puissant pour mieux vous servir.
Gràce à son réseau Cardsharing basé sur un grand nombre de cartes locales et le meilleur serveur cccam de partage Dans le Monde, Serveur CCcam vous garantira un service stable et rapide dont vous serez certainement satisfait, comme tout nos clients qui nous ont déjà fait confiance.


السيسيكام هو نظام شرينغ اشبه بالجيبوكس والنيوكامد 
الفرق بينهم هو ان السيسيكام مخصص لنظام الليونيكس Lunix المفتوح المصدر
كما انه اكثر ثبات وقوة عن الجيبوكس او اي نظام شرينغ عرفته
كما ان معظم اجهزة الجيل الثالث تستعمل هدا الشرينغ وبالتالي ستكون الصدارة له
بدون اي شك 
سيرفير مغرب سات العالمى
تمتع بأشتراك فى سيرفير مغرب سات الاحترافى
السيرفير تحت ادارة محترفة ويضم افضل الباقات العالمية المنوعة على اكثر الاقمار
السيرفير يتميز بالقوة والثبات وعدم التقطيع
نحن نضمن لك مشاهدة ممتعة بأقل الاسعار
سارع بالاشتراك معنا وسوف تجدنا نحن الافضل ان شاءالله
لمزيد من المعلومات
الرجاء الاتصال بواسطة حساب اسكاى بى
العنوان
skype
magreb-sat.com

أو عن طريق الهاتف 
Tel 00213 550 481 890
Accédez à toutes vos chaînes préférées

CanalSat Horizons on NSS 7 at 22.0°W
Aussi disponible pour l'afrique de west avec prix choc
=Pa de test=
((Pa De Chaines Adultes))

Pour plus d'info contacter nous

skype: magreb-sat.com

Tel:00213 550 481 890

You will have my best services
Thank you for your visit

Saturday, 1 December 2012

Reali mbretëron në Madrid

Real Madridi e ka dominuar derbin lokal kundër Atletico Madridit, të cilin e ka fituar me rezultat 2-0.

Një supergoditje e lirë e ekzekutuar nga Cristiano Ronaldo u ndal në rrjetin e portës mysafire (16’). Ky ishte goli i vetëm i gjysmës së parë.
Në gjysmën e dytë, Mbretërit patën shumë raste për të shënuar, mirëpo vetëm një u konvertua në gol.

Ronaldo pasoi një top të mirë drejt Mesut Oezil, i cili arriti ta shënojë golin e dytë për Los Blancos (66’), për ta vendosur rezultatin e takimit.
Përmendim që tifozët në Santiago Bernabeu gjatë ndeshjes brohorisnin në mbështetje të trajnerit të kritikuar kohët e fundit, Jose Mourinho.

Pas kësaj fitoreje, Real Madridi gjendet pesë pikë prapa Atletico Madridit që mban pozitën e dytë, ndërsa Barcelona është 11 pikë larg kampionit në fuqi. /



Juve e ka fjalën në Torino

Juventusi e ka fituar me rezultat 3-0 derbin e 226-të torinez kundër Torinos që u zhvillua të shtunën mbrëma në Juventus Arena.

Rastin e parë të mirë për të shënuar e pati skuadra që kishte epitetin e mysafirit, por Meggiorini gjuajti jashtë porte. Në vazhdim, vendasit e morën lojën në dorë, ndërsa arbitri ua mohoi një gol të sigurt duke ndalur ndërhyrje të pa lejuar në portierin e që në fakt nuk pati kontakt. Më pas, Pogba dërgoi dy goditje të forta nga distanca, por që u mbrojtën nga portieri Gillet.

Ndërhyrjen e ashpër të Well Glik, gjyqtari e ndëshkoi me karton të kuq. Më pas, u akordua penalti në favor të bardhezinjve pas ndërhyrjes në Pogban, ndërsa Migjen Basha shpëtoi nga kartoni i dytë i verdhë. Andrea Pirlo dështoi nga njëmbëdhjetëmetërshi duke na kujtuar Sergio Ramosin, ndërsa pjesa e parë u mbyll pa gola.

Një top të bukur nga Giovinco e futi në portë mesfushori italian, Claudio Marchisio (57’), për ta zhbllokuar rezultatin.
Sebastian Giovinco pranoi një asistim nga Vucinic dhe në mënyrë të qetë e dyfishoi epërsinë (67’).

Në rrjedhën e lojës, Pogba nuk arriti ta shënojë golin e merituar, ndërsa edhe Bendtner u ndal nga i jashtëzakonshmi Gillet.
Një top i mirë nga Matri shkoi te Vucinic, i cili pasoi te Marchisio, ndërsa 26-vjeçari shënoi golin e dytë personal dhe të fundit në këtë takim (84’).
Juventusi kryeson Kampionatin italian me pesë pikë më shumë se Napoli që të dielën luan kundër Pescaras.


Wenger: Nuk luajtëm mirë

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka pranuar se Swansea e ka merituar fitoren pasi ekipi i tij nuk luajti mirë.
“Ne nuk luajtëm mirë dhe Swansea e meritoi fitoren. Ne ishim shumë të lodhur nga dy ndeshjet që i zhvilluam në udhëtim në Ligën e Kampionëve”.

“Besoj se u munduam shumë për t’u kthyer në lojë, por nuk ishim të mprehtë sa duhet. Nuk krijuam mundësi të mjaftueshme, por do të punojmë në këtë aspekt”, ka deklaruar Wenger pas ndeshjes.


Kryendeshja gjermane, pa fitues

Lideri i Bundesligas, Bayern Munich, ka luajtur baras, 1-1, kundër kampionit në fuqi, Borussia Dortmund, në ndeshjen që u zhvillua në Allianz Arena.

Gjysma e parë përfundoi pa gola, ndërsa të dyja skuadrat shënuan nga një herë në pjesën e dytë.
Një reagim i mrekullueshëm i Toni Kroos, solli epërsinë e bavarezëve (67’). Asistimi ishte i Thomas Mueller.
Mirëpo, aty ishte Mario Goetze për ta barazuar rezultatin (74’).

Pas javës së 15-të, Bayern Munichu është në krye të Bundesligas me tetë pikë më shumë se përcjellësi i parë, Bayer Leverkusen dhe 11-të më shumë se Borussia Dortmund që gjendet në vend të tretë.


Emri i humbësit është Bilbao


Barcelona ka regjistruar një tjetër fitore në La Liga. Viktima e kësaj mbrëmjeje ishte Athletic Bilbao që pësoi me rezultat 5-1.
Gerard Pique shfrytëzoi një top të kthyer pas goditjes së Fabregas, për të shënuar golin e parë këtë sezon (22’). Një goditje të Lionel Messit e dërgoi në portë Amorebieta për ta dyfishuar epërsinë e vendasve (25’).

Messi i rrethuar nga gjashtë lojtarë arriti të nxjerrë topin drejt Fabregas, i cili pasoi te Adriano dhe mbrojtësi i krahut e vendosi rezultatin përfundimtar të pjesës së parë (45’).
Pas lojës së mirë, Cesc Fabregasit i erdhi koha të shënonte. Andres Iniesta dërgoi një top në zonë drejt 25-vjeçarit, i cili i entuziazmoi përsëri tifozët vendas (57’).

Për nderin e ekipit mysafir dhe sa për të thënë që shënova në Camp Nou, realizoi Ibai Gomez (66’).
Pedro lëvizi mirë dhe pasoi te Messi, ndërsa superargjentinasi e shënoi golin e pestë të katalunasve (69’).

Barcelona ka gjashtë pikë më shumë se Atletico Madridi dhe 14-të më shumë se Real Madridi. Dy rivalët madrilenë zhvillojnë derbin kryeqytetas në Santiago Bernabeu.



Benitez: Nuk është fajtor vetëm Torresi

Trajneri i Chelseat, Rafa Benitez, ka refuzuar ta fajësojë Fernando Torresin për humbjen prej 3-1 ndaj West Hamit në Upton Park. Strategu spanjoll thotë se Torres nuk është fajtori i vetëm për mosefikasitetin e skuadrës në fazën ofensive.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me anë të Juan Matas, mirëpo vendasit e përmbysën rezultatin duke shënuar tri herë.

“Të gjithë e dinë se futbolli është një lojë me dy pjesë. Në pjesën e parë kemi mundur të shënojmë dy ose tre gola”.
“”Duhet t’i shfrytëzosh rastet, sepse kur nuk i shfrytëzon, gjithçka mund të ndryshojë dhe pikërisht kjo ndodhi”.
“E gjithë skuadra humbi raste, edhe lojtarët tjerë huqën – jo vetëm Fernando”, u ka thënë Benitez gazetarëve.


Behrami dëshiron titullin e Serie A

Mesfushori i Napolit, Valon Behrami, është duke zhvilluar stinorin më të mirë të karrierës së tij, ndërsa mendon se skuadra e tij është në garë për ta fituar kampionatin.

Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane është në rrugë të mirë që ta fitojë një titull të madh në karrierën e tij, atë të Serie A. Megjithatë, ai thotë se konkurrenca është e fortë dhe se përveç Juventusit, ata duhet të kenë kujdes edhe nga skuadrat tjera.

“Gara nuk është vetëm mes Juventusit dhe Napolit. Fiorentina është duke luajtur shumë mirë, ndërsa aty janë edhe Interi dhe Lazio gjithashtu. Kampionati është i hapur dhe nuk është vetëm një skuadër që mund ta rivalizojë Juventusin”.
”Vazhdimësia do të bëjë diferencën këtë stinor”, ka deklaruar Behrami për Sky Sport Italia.


Vendi i parë i takon Unitedit

Manchester Unitedi ka shënuar fitore prej 4-3 si mysafir i Readingut në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në Madejski Stadium.

Pas një harkimi të McAnuff, më së miri në zonë u gjend Hal Robson-Kanu, i cili shënoi për epërsinë e vendasve (8’).
Mysafirët reaguan shpejtë me anë të Anderson, i cili pranoi një top nga Ashley Young për ta barazuar rezultatin (13’).
Një ndërhyrje e panevojshme në Johnny Evans u ndëshkua me penalti, ndërsa Wayne Rooney kaloi Unitedin në avantazh (15’).

Pas tri minutash erdhi reagimi i vendasve. Një harkim nga këndi i Nicky Shoreyt u prit në zonë nga Adam Le Fondre, për ta nivelizuar sërish ndeshjen (19’).
Angazhimi i lojtarëve të Readingut bëri që ata ta kthenin epërsinë. Një tjetër korner të Nicky Shoreyt, kësaj radhe e shfrytëzoi Sean Morrison (23’).
Mirëpo, aty ishte Wayne Rooney. Evra mori një pasim nga Young për të asistuar te sulmuesi anglez, i cili përsëri e solli rezultatin në barazim (30’).

Robin van Persie i kaloi Djajtë e Kuq në epërsi, falë asistimit të Rooneyt, ndërsa ky ishte rezultati i pjesës së parë.
Në gjysmën e dytë skuadrat vazhduan të angazhoheshin, mirëpo efektiviteti i tyre mungoi. Van Persie ka mundur t’ua largojë mysafirëve presionin pas një gabimi të portierit vendas, por holandezi gjuajti jashtë portës së zbrazët.
Sido që të jetë, pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, epërsia ishte në anën e Djajve të Kuq.
Manchester Unitedi tash është larguar tri pikë në krye të tabelës nga përcjellësi i parë, Manchester City.

Friday, 30 November 2012

Simeone: E admiroj Mourinhon

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, beson se Jose Mourinho meriton që të komplimentohet për punën e tij te Real Madridi, para sfidës derbi të kryeqytetit spanjoll që zhvillohet këtë fundjavë.

Mourinho ka qenë cak i mediave në ndeshjet e fundit, sidomos pas vërshëllimave të tifozëve, por argjentinasi beson se Reali e ka njeriun e duhur në krye.

“Unë e admiroj Mourinhon. Ai është fitues dhe ai e ka treguar këtë anë e mbanë botës. Unë shkova për ta parë atë një javë kur ai ishte te Interi. Ai është trajner që më pëlqen”, është shprehur Simeone.

Ribery i sigurt se do bëhet kampion

Mesfushori i Bayern Munichut, Franck Ribery, beson se ekipi i tij do ta fitojë Bundesligën këtë vit dhe se ata kanë mësuar nga gabimet e vitit të kaluar.

“Unë jam 100 përqind i sigurt se do të bëhemi kampionë këtë edicion. Dëshpërimet nga vitet e kaluara na kanë motivuar të bëjmë më mirë këtë vit. Jemi të motivuar ta fitojmë kampionatin, madje ky është qëllimi ynë kryesor. Pas kësaj, mund të shohim se sa larg mund të shkojmë në Ligën e Kampionëve dhe në Kupë”.

“Ne nuk mund t’ia lejojmë vetës të njëjtat gabime që i bëmë vitin e kaluar ndaj skuadrave të vogla. Ne kishim një epërsi prej tetë pikësh, por Borussia Dortmund na kaloi dhe e fitoi titullin. Jam i bindur se kemi nxjerrë mësim nga kjo gjë”, është shprehur francezi për Bild.

Vilanova: Nuk do ta shikoj derbin e Madridit

Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, ka deklaruar se ai nuk është aspak i interesuar që të shikojë derbin e kryeqytetit spanjoll, pasi ka punë më të rëndësishme për të bërë.

“E kam konferencën time për shtyp dhe më pas më duhet të darkoj. Unë nuk e kam ndërmend ta shikoj derbin”.
“Pa marrë parasysh nëse Reali është larg 14 apo 16 pikë prapa nesh, ata kurrë nuk do të dorëzohen. Unë merrem aktualisht me atë punë dhe kështu duhet të bëjnë edhe lojtarët e mi”, është shprehur Vilanova.

Barcelonë është në pozitën e parë me 11 pikë më shumë se sa Real Madridi që është në vendin e tretë.


Vieira: Dënime më të rënda për racizmin

Ish-përfaqësuesi i Francës, Patrick Vieira, beson se futbollit i duhen ndëshkime si heqjet e pikëve apo përjashtime nga garat për ta ndaluar racizmin.

“Nëse ju vërtet dëshironi ta ndaloni racizmin, nëse ju vërtet doni t’i tregoni botës se dëshironi ta luftoni atë, ju duhet të përdorni heqje të pikëve ndaj klubeve ose t’i përjashtoni nga garat”.

“Kjo gjë do ta ndalonte racizmin. Nëse ju e përjashtoni një klub nga garat evropiane sepse ata nuk mund t’i kontrollonin tifozët e tyre, kjo do të ndodhë vetëm njëherë, sepse unë ju garantoj që nuk do të ndodhë dy herë”, ka thënë Vieira për The Times.

Arsenali, 12 milionë funte për Zaha

Arsenali raportohet se ka filluar negociatat me Crystal Palace për ta blerë yllin në ngritje të kësaj skuadre, Wilfried Zaha.
Pas interesimit të Real Madridit tani edhe Arsenali ka shfaqur interesim për të riun Zaha, që së fundmi ka fituar një vend edhe në përfaqësuesen e Anglisë.

Sipas Goal.com, Arsenali i ka bërë një ofertë joshëse klubit të Crystal Palace. Flitet se oferta e kap vlerën e 12 milionë funteve, 10 milionë në fillim dhe 2 milionë në formë të bonuseve.
Crystal Palace flitet se nuk dëshiron ta lëshojë të riun të largohet për një shumë më pak se 20 milionë funte.

Vidic rikthehet në stërvitje

Mbrojtësi i Manchester United, Nemaja Vidic, së fundmi është kthyer në stërvitje të plotë dhe ka mundësi që të paraqitet të mërkurën ndaj Clujit në Ligën e Kampionëve.

Mbrojtësi i Djajve të Kuq pësoi një lëndim në shtator, vetëm një muaj pasi u shërua nga lëndimi serioz i ligamenteve. Ndërsa, Fergusoni atëherë pati deklaruar se nuk pret që serbi të kthehet para Krishtlindjeve.
Por si duket gjërat kanë ndryshuar tani, meqë mbrojtësi është rikuperuar më shpejt se që është pritur. Këtë gjë e ka konfirmuar menaxheri i tij, Sir Alex Ferguson në një konferencë për shtyp.

“Vidici ka filluar stërvitjet e plota dhe ky është një lajm shumë i mirë. Ka mundësi që ta përfshijë atë në ndeshjen kundër Clujit të mërkurën”, ka deklaruar Sir Alex.

Moratti kishte ndihmuar Kosovën gjatë luftës

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, gjatë prezantimit të “Inter Campus” në SHBA, ka përmendur ndihmën që kjo skuadër i dha popullit kosovar gjatë luftës së fundit.

“Historia e projektit filloi 15 vite më parë, në Brazil, ku ne nuk mund të rrinim më symbyllur, duke parë mundësinë për t’i bërë fëmijët atje të lumtur dhe për t’u dhënë atyre shansin për të veshur fanellën e Interit dhe të Ronaldos, në kohën kur ai luante me skuadrën tonë të parë”.

“Nga atje, ne nxituam për në Kosovë, në mes të luftës. Fëmijët e vegjël të familjeve në kushte të vështira kishin nevojë të qëndronin në vende të sigurta, larg nga fushat e betejës dhe ne e ndjemë të nevojshme të ndihmojmë”, citohet të ketë thënë presidenti i Interit, raporton Sport.

Gjatë vitit 1999, më saktësisht më 27 nëntor, Ronaldo kishte qëndruar në Gjakovë, për ta përuruar rindërtimin e një shkolle në bashkëpunim me ‘Caritas’ dhe me lejen e klubit të Interit.

Thiago: Dallimi mes Messi, Xavi dhe Iniestas, i vogël

Thiago Alcantara thotë se dy mesfushorët e Barcelonës, Andres Iniesta dhe Xavi Hernandez, nuk janë shumë prapa yllit më të madh të skuadrës, Lionel Messi.

Messi tashmë ka shënuar 26 gola në 20 paraqitje për skuadrën Blaugrane këtë sezon, por Thiago mendon se Iniesta dhe Xavi janë po aq të rëndësishëm, pasi ata dërgojnë pasimet e fundit.

“Leo Messi është më i mirë në botë, por ka edhe të tjerë që as ata nuk janë të këqij. Njëri shënon gola tjetrin jep pasimin e fundit. Unë nuk shoh shumë dallim në mes të Andres, Leo dhe Xavi”, ka thënë Thiago për faqen zyrtare të Barcës.

Ronaldo “i nderuar” me nominimin për Topin e Artë

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka shprehur ngazëllimin dhe krenarinë e tij pasi është zgjedhur në listën përfundimtare të kandidatëve për Topin e Artë.

Portugezi do të luftojë me dyshen e Barcelonës, Andres Initesta dhe Lionel Messi, për çmimin prestigjioz, pasi kaloi një sezon fantastik në nivel klubi ku shënoi 46 gola në 38 paraqitje për të ndihmuar Realin të fitojë titullin e La Liga.
“Për mua është nder të jem kandidat për Topin e Artë dhe 11-shen Botërore të FIFA, dhe jam krenar”.

“Janë këto dy shpërblime shumë të veçanta dhe mendoj se qenit kandidat është fillimisht rezultat i punës së fuqishme dhe mbështetjes së bashkëlojtarëve të mi, edhe te Real Madridi edhe te Portugalia”, ka thënë Ronaldo për faqen zyrtare të Realit.

Thursday, 29 November 2012



Messi, Ronaldo dhe Iniesta, për Topin e Artë

FIFA dhe France Football kanë zbuluar listën e tre lojtarëve të cilët do të luftojnë për edicionin e këtij vitit të çmimit prestigjioz FIFA Topi i Artë dhe, pa ndonjë befasi, ata janë: Lionel Messi, Andres Iniesta dhe Cristiano Ronaldo.

Argjentinasi shënoi 82 gola që nga janari dhe ka nevojë për vetëm tre gola për të barazuar rekordin e Gerd Muller për 85 gola për klubin dhe vendin brenda një viti kalendarik.

Messi ndihmoi Barcelonën të fitojë Kupën e Mbretit sezonin e kaluar, 2011/12, derisa po ashtu ndihmoi Argjentinën të kryesojë grupin kualifikues për Botërorin 2014.
Ronaldo ishte kyç në triumfin e Real Madridit në La Liga sezonin e kaluar duke shënuar 46 gola në ligë, dhe po ashtu arriti në gjysmëfinale të Euro 2012 me Portugalinë.
Iniesta, ndërkohë, triumfoi me Spanjën në kampionatin evropian verën e kaluar, si edhe fitoi Kupën e Mbretit me Blaugranët.
Messi më herët ka fituar Topin e Artë edhe në vitin 2009, ndërsa po ashtu ngriti trofeun prestigjioz edhe në vitin 2010 dhe 2011, pasi ai u shkri me çmimin FIFA Lojtari i Vitit në një shpërblim të vetëm. Ronaldo ka fituar çmimin në vitin 2008, por është dashur të kënaqet me vendin e dytë në vitin 2009 dhe 2011, derisa Iniesta përfundoi vetëm i dytë në vitin 2010.
Vicente del Bosque, Pep Guardiola dhe Jose Mourinho janë emëruar kandidatët e ngushtë për çmimin tjetër që ndahet po nga FIFA, Trajneri i Vitit.
Ndërkohë nga çmimet tjera, Radamel Falcao, Neymar dhe Miroslav Stoch do të luftojnë për çmimin Puskas për golin më të mirë të sezonit, derisa Marta, Abby Wambach dhe Alex Morgan janë në garë për Lojtaren Femër të Vitit.
Fituesit e çmimit do të zbulohen në një mbrëmje paga si pjesë e një shou televiziv që do të organizohet në Zurich Kongresshaus më 7 janar të vitit 2013.