Lideri i Bundesligas, Bayern Munich, ka luajtur baras, 1-1, kundër kampionit në fuqi, Borussia Dortmund, në ndeshjen që u zhvillua në Allianz Arena.
Gjysma e parë përfundoi pa gola, ndërsa të dyja skuadrat shënuan nga një herë në pjesën e dytë.
Një reagim i mrekullueshëm i Toni Kroos, solli epërsinë e bavarezëve (67’). Asistimi ishte i Thomas Mueller.
Mirëpo, aty ishte Mario Goetze për ta barazuar rezultatin (74’).
Pas javës së 15-të, Bayern Munichu është në krye të Bundesligas me tetë pikë më shumë se përcjellësi i parë, Bayer Leverkusen dhe 11-të më shumë se Borussia Dortmund që gjendet në vend të tretë.
No comments:
Post a Comment