Barcelona ka regjistruar një tjetër fitore në La Liga. Viktima e kësaj mbrëmjeje ishte Athletic Bilbao që pësoi me rezultat 5-1.
Gerard Pique shfrytëzoi një top të kthyer pas goditjes së Fabregas, për të shënuar golin e parë këtë sezon (22’). Një goditje të Lionel Messit e dërgoi në portë Amorebieta për ta dyfishuar epërsinë e vendasve (25’).
Messi i rrethuar nga gjashtë lojtarë arriti të nxjerrë topin drejt Fabregas, i cili pasoi te Adriano dhe mbrojtësi i krahut e vendosi rezultatin përfundimtar të pjesës së parë (45’).
Pas lojës së mirë, Cesc Fabregasit i erdhi koha të shënonte. Andres Iniesta dërgoi një top në zonë drejt 25-vjeçarit, i cili i entuziazmoi përsëri tifozët vendas (57’).
Për nderin e ekipit mysafir dhe sa për të thënë që shënova në Camp Nou, realizoi Ibai Gomez (66’).
Pedro lëvizi mirë dhe pasoi te Messi, ndërsa superargjentinasi e shënoi golin e pestë të katalunasve (69’).
Barcelona ka gjashtë pikë më shumë se Atletico Madridi dhe 14-të më shumë se Real Madridi. Dy rivalët madrilenë zhvillojnë derbin kryeqytetas në Santiago Bernabeu.
No comments:
Post a Comment