Mbrojtësi i Manchester United, Nemaja Vidic, së fundmi është kthyer në stërvitje të plotë dhe ka mundësi që të paraqitet të mërkurën ndaj Clujit në Ligën e Kampionëve.
Mbrojtësi i Djajve të Kuq pësoi një lëndim në shtator, vetëm një muaj pasi u shërua nga lëndimi serioz i ligamenteve. Ndërsa, Fergusoni atëherë pati deklaruar se nuk pret që serbi të kthehet para Krishtlindjeve.
Por si duket gjërat kanë ndryshuar tani, meqë mbrojtësi është rikuperuar më shpejt se që është pritur. Këtë gjë e ka konfirmuar menaxheri i tij, Sir Alex Ferguson në një konferencë për shtyp.
“Vidici ka filluar stërvitjet e plota dhe ky është një lajm shumë i mirë. Ka mundësi që ta përfshijë atë në ndeshjen kundër Clujit të mërkurën”, ka deklaruar Sir Alex.
No comments:
Post a Comment