Thursday 29 November 2012

Beckham do të rikthehet në Angli

Mesfushori i LA Galaxy, David Beckham, do të largohet muajin e ardhshëm nga Amerika dhe si duket do t’i shqyrtoj ofertat që i kanë ardhur nga Anglia.

 “Unë kam shumë fat, në moshën 37 vjeçare, më janë ofruar vërtetë disa oferta ngazëllyese nga Anglia dhe jam duke i shqyrtuar opsionet e mia”.

“Unë gjithmonë kam thënë se do ta kem të vështirë për tu kthyer dhe për të luajtur përsëri në Angli sepse unë kam luajtur për ekipin më të madh aty dhe në botë, Manchester Unitedin”.
“Kështu që unë nuk mund ta shohë vetën duke luajtur për një ekip tjetër në Ligën Premier përveç Manchester Unitedit, por nuk i dihet kurrë, unë i kam disa mundësi të mira në tavolinë”, është shprehur Beckham./

No comments:

Post a Comment