Thursday 29 November 2012

Mancini: Balotelli nuk largohet

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka hedhur poshtë faktin se klubi e ka shqyrtuar ndonjëherë shitjen e Mario Balotellit.

“Jo, nuk është e vërtetë se ai do të largohet. Ai ishte goli i tij i parë sezonal i realizuar dje, por shpresoj se ai mund të rrisë nivelin e paraqitjeve të tij”.

“Sezoni është shumë i gjatë, dhe shumë ekipe po luajnë në Ligën e Kampionëve në shkurt, prandaj mund të ndryshojë situata në Premier Ligë. Ne jemi në maje me Unitedin për momentin, por mendoj se edhe Chelsea do të luftojë për titull”, ka thënë Mancini.

No comments:

Post a Comment