Thursday 29 November 2012

Kaka shitet për rinovim të Ronaldos?

Real Madridi është duke e shqyrtuar shitjen e superyllit brazilian, Kaka, në mënyrë që të financohet rinovimi i Cristiano Ronaldos.

 PSG është shfaqur tejet i interesuar për shërbimet e Kakas dhe Florentino Perez është i mendimit që braziliani duhet të shitet në mënyrë të që të kursehen para duke financuar me ato mjete kontratën e re multimilionëshe të Cristiano Ronaldos.

Marca shkruan se edhe babai i Kakas është tejet nervoz me trajtimin e djalit të tij te klubi mbretëror spanjoll dhe është shprehur i gatshëm që ta angazhojë të birin te ndonjë klub tjetër evropian.

No comments:

Post a Comment