Friday 30 November 2012

Vilanova: Nuk do ta shikoj derbin e Madridit

Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, ka deklaruar se ai nuk është aspak i interesuar që të shikojë derbin e kryeqytetit spanjoll, pasi ka punë më të rëndësishme për të bërë.

“E kam konferencën time për shtyp dhe më pas më duhet të darkoj. Unë nuk e kam ndërmend ta shikoj derbin”.
“Pa marrë parasysh nëse Reali është larg 14 apo 16 pikë prapa nesh, ata kurrë nuk do të dorëzohen. Unë merrem aktualisht me atë punë dhe kështu duhet të bëjnë edhe lojtarët e mi”, është shprehur Vilanova.

Barcelonë është në pozitën e parë me 11 pikë më shumë se sa Real Madridi që është në vendin e tretë.


No comments:

Post a Comment