Saturday 1 December 2012

Benitez: Nuk është fajtor vetëm Torresi

Trajneri i Chelseat, Rafa Benitez, ka refuzuar ta fajësojë Fernando Torresin për humbjen prej 3-1 ndaj West Hamit në Upton Park. Strategu spanjoll thotë se Torres nuk është fajtori i vetëm për mosefikasitetin e skuadrës në fazën ofensive.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me anë të Juan Matas, mirëpo vendasit e përmbysën rezultatin duke shënuar tri herë.

“Të gjithë e dinë se futbolli është një lojë me dy pjesë. Në pjesën e parë kemi mundur të shënojmë dy ose tre gola”.
“”Duhet t’i shfrytëzosh rastet, sepse kur nuk i shfrytëzon, gjithçka mund të ndryshojë dhe pikërisht kjo ndodhi”.
“E gjithë skuadra humbi raste, edhe lojtarët tjerë huqën – jo vetëm Fernando”, u ka thënë Benitez gazetarëve.


No comments:

Post a Comment